Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë (sot), vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje të herëpashershme shiu të karakterit lokal, me intensitet të ulët.
Në njoftimin për mediat të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, bëhet me dije se gjatë ditës së sotme nuk do të mungojnë shtrëngatat afatshkurtra të izoluara. “Në relievet e larta malore në veri dhe lindje të territorit priten reshje dëbore me intensitet të ulët”, lexohet në njoftim.
“Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi 2-8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 15m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë. Po ashtu pritet të ketë prezencë të mjegullës së dendur dhe lokale dhe mjegullinës në momentin e reshjeve, gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes. Ngricë përgjatë akseve rrugore në relievet malore, kryesisht lindje”, përfundon njoftimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak .
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/9 | Diell re shi |
| Kukës | -3/6 | Diell re shi/borë |
| Lezhë | 4/9 | Diell re shi |
| Dibër | -1/7 | Diell re shi/borë |
| Durrës | 5/14 | Diell re shi |
| Tiranë | 4/12 | Diell re shi |
| Elbasan | 3/10 | Diell re shi |
| Berat | 5/12 | Diell re shi |
| Vlorë | 6/12 | Diell re shi |
| Korçë | -2/5 | Diell re shi/borë |
| Gjirokastër | 3/8 | Diell re shi |
| Sarandë | 5/14 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Policia kap 34-vjeçarin shumë të kërkuar,anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje
Kulturë. Së shpejti: Kolegët e tij risjellin regjisorin e shquar, Thoma Milaj