Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, vetëm një idiot mund të thotë që kontrollojmë drejtësinë.
Në aktivitetin për 105-vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë, Rama u shpreh se, “ka një hetim për jetën e kryetarit të bashkisë. Sa një gjë e tillë është në shinat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kjo nuk më takon mua ta them, por dyshimi i arsyeshëm është që është jashtë shinave të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.
“Ne sot, vetëm një idiot mund të na thotë që kontrollojmë drejtësinë. Vetëm një i pafytyrë mund të thotë që ne nuk i kemi dhënë drejtësisë të gjithë atë pavarësi që nuk e ka pasur që nga shpallja e Pavarësisë së shtetit shqiptar që në 1912. Por ama nga ana tjetër krejtësisht të bindur që kjo është rruga e duhur, krejtësisht të bindur që kjo është kthesa e vërtetë e historike për Shqipërinë dhe për fëmijët tanë nesër që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit, që askush të mos jetë mbi ligjin dhe të gjithë të jenë subjekt i drejtësisë kur drejtësia ka të gjitha arsyet të veprojë, sot konstatojmë që jemi në një sfidë të re. Sfida është pavarësia e arritur, duhet të garantojë dhe të garantohet nga profesionalizmi, nga standardet demokratike dhe nga garancitë për të gjitha liritë dhe të drejtat e kujtdo”, tha Rama.(Gjergj MIMA).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI