SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e diel, 16 mars 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se moti për ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh nga orët e mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht në veri.

Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, në zonën e veriperëndimit reshjet parashikohen me intensitet mesatar shoqëruar nga shkarkesa elektrike.

Nga orët e mesditës reshjet humbasin intensitet në veri ndërsa në qendër e jug reshje shiu me intensitet deri mesatar më pas ndërprerje graduale e reshjeve të shiut nga orët e pasdites e më pas.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër11/22Re shi diell
Kukës12/26Re shi diell
Lezhë12/23Re shi diell
Dibër12/23Re shi diell
Durrës10/24Re shi diell
Tiranë15/26Re shi diell
Elbasan7/25Re shi diell
Berat17/26Re shi diell
Vlorë20/25Re shi diell
Korçë12/22Re shi diell
Gjirokastër7/24Re shi diell
Sarandë12/22Re shi diell
error: