SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Info Plus.Mbyllet ‘Zëri i Amerikës’, Biberaj: Kapitull i trishtuar në historinë e angazhimit të SHBA me botën

 ish-drejtori i seksionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, gazetari Elez Biberaj ka reaguar lidhur me mbylljen e Zërit të Amerikës,  krijuar më 1 shkurt 1942 nga qeveria e SHBA-ve.

Në një postim në rrjetet sociale, Biberaj shprehet se “Zëri i Amerikës, një fener shprese dhe i së vërtetës për qindra miliona anembanë globit, u mbyll sot në emër të reduktimit të burokracisë federale”.

“Për më shumë se tetë dekada, VOA ka qenë një forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës, duke prezantuar besnikërisht politikat e SHBA-së, avancimin e interesave kombëtare dhe duke shërbyer si një burim i besuar i lajmeve të besueshme për miliona në rajonet e privuara nga informacioni”, thekson ai.

Ai nënvizon se “vendimi për të çmontuar një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Amerikës do t’i shkaktojë dëm të thellë imazhit të SHBA-së, interesave të saj globale dhe promovimit të vlerave demokratike – dëm që asnjë kundërshtar nuk mund ta arrijë kurrë. Sot shënohet një kapitull thellësisht i trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën”.(Almarina GEGVATAJ)///

error: