Një 18 vjeçar banor i Çukës, bashkia Sarandë dhe një tjetër 33-vjeçar banor i Vlorës, u vunë në pranga sot nga policia si shpërndarës të lëndëve narkoitike./
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me komisariatin e Policisë Delvinë dhe Forcën e Posaçme Shqiponja, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan goditjen e 2 rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Si rezultat, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: • E. A., 18 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë; • A. R., 33 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit E. A., disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në Sarandë, ndërsa shtetasit A. R. i gjetën disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se i posedonte për t’i shitur në zona të ndryshme të Vlorës.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./sarandaNews.al//
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë