Në të gjitha vendet e botës sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, thesarit të çmuar të zonave të mbrojtura.
Kjo ditë u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për të përkujtuar 22 majin e vitit 1992, kur u miratua teksti i Konventës së Biodiversitetit në të cilën edhe Shqipëria është palë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga pasuria e zonave të mbrojtura në vend.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit me këtë kolazh nga zonat tona të mbrojtura, të cilat janë shtëpia e çmuar e një biodiversiteti të larmishëm”, shkruan Kumbaro.
Me rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në Shqipëri synohet shtimi i listës së mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm më shumë elementë të diversitetit biologjik.
Zonat e Mbrojtura janë oaz i biodiversitetit në Shqipëri, tanimë me një sipërfaqe të shtuar në 21,5% të territorit të vendit
Zgjerimi i Zonave të Mbrojtura në Shqipëri synon të rrisë integritetin e këtyre zonave, për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë, për habitatet e rralla që bartin.
Zonat e mbrojtura në vend janë kthyer gjithashtu në destinacione turistike mjaft të vizituara për shkak të bukurive natyrore dhe relievit të larmishëm. Vetëm gjatë 2024 zonat e mbrojtura u vizituan nga 5,5 milionë vizitorë.(Klodi SARAÇINI_///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI