SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e shtunë, 31 maj 2025

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të Anticiklonit të Azoreve shoqëruar me masa ajrore të thata dhe të ngrohta.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta dhe hera-herës deri mesatare. Në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje dhe ato në jug vranësirat deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në formën e pikave.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 1-7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 8-16 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër14/27Diell pak re
Kukës12/23Diell pak re
Lezhë14/29Diell pak re
Dibër11/24Diell pak re
Durrës13/29Diell pak re
Tiranë14/29Diell pak re
Elbasan14/30Diell pak re
Berat14/30Diell pak re
Vlorë15/28Diell pak re
Korçë9/23Diell pak re shi
Gjirokastër14/27Diell pak re shi
Sarandë14/28Diell pak re
error: