Nga Behar GJOKA
Kur flitet për gjuhën shqipe, askush nuk ka të drejtë, që të fryjë apo më keq ende, të ndez një luftë, të tejkaluar tashmë, si gegofili dhe toskofobi, por të hap sytë e të shoh se çfarë ka ngjarë realisht me gjuhën shqipe, si sistem, ligjërim bisedor dhe shkrimor…
Një sistem i tillë që ka formësuar kulturën e shqipes, si letërsi dhe shkencë, si mënyra ma e sigurtë me mbijetu ndër shekuj, si popull dhe komb. Udha e nisun me “Mesharin” e Buzukut, e pambarimisht në të gjitha periudhat, është gjerdani i artë i ekzistencës së qenies arbënore…
Unë personalisht jam ndjer mirë kur kam lexuar dhe shkruar për Budin, Camajn, Migjenin, Pashkun e Gjakoven e gegnishtes, për Kutelin, Kadarenë, Trebeshinën, Petro Markon, e toskërishtes. Po ashtu per Blushin, Açkën, etj…
Në gjuhë, gjithnjë si sistem, ka vend për pajton, sepse nuk do të martohesh me avion, ka vend për avion nëse do të shkosh për në Mars apo ku të duash… Gjuha shqipe, në diakroni dhe sinkroni, në ligjërimin e folun apo të shkruar, është vetëdija jonë, është mbijetesa, është vatra ku kemi gjallu dhe ku përsëri do të mbijetojmë edhe në ardhmëri…Toskërishte e gegnishte, porsi dy degë kutpun në një rrëfanë…///
ME SHUME LAJME
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.