Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë alternime vranësirash të cilat në relievet kodrinore malore hera-herës do të jenë të dendura. Në relievet kodrinore – malore të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët ndërsa në periudha tepër afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/34 | Diell re shi |
| Kukës | 16/33 | Diell re shi |
| Lezhë | 21/34 | Diell re shi |
| Dibër | 15/31 | Diell re shi |
| Durrës | 20/33 | Diell re shi |
| Tiranë | 24/34 | Diell re shi |
| Elbasan | 22/34 | Diell re shi |
| Berat | 20/34 | Diell re shi |
| Vlorë | 21/33 | Diell re shi |
| Korçë | 15/29 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 16/34 | Diell re shi |
| Sarandë | 15/31 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI