Pas ankesave të përsëritura në Bashki të banorëve të një pallati për një gërmim nga një subjekt privat që rrezikonte jetën e vetë banorëve, ka nisur sot arnimi i rrugicës që ishte një pikë rreziku.


Gërmimi kishte ndodhur ndanë rrugës kryesore mbi portin detar për përfitim të një sipërfaqeje për aktivitet privat, pikërisht gjatë ditëve të investimeve të FSHZH në rrugën “Mitat Hoxha”. Gërmimet e paautorizuara kishin nxjerrë jashtë edhe tubacione të infrastrukturës nëntokësore te pallateve.
Burime nga Bashkia e Sarandës bënë të ditur se drejtori i shërbimeve në këtë institucion, Jolio Dine e kishte ndjekur me përparësi ankesën e qytetarëve deri në detyrimin për riparim dhe siguri kalimi për banorët në këtë rrugicë ./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë