Një aksident rrugor ndodhi sot në mesditë në aksin rrugor Sarandë-Delvinë kur dy automjete u përplasën duke shkaktuar lëndime në pasagjerë dhe drejtues të automjeteve.,
Policia tha se sot, rreth orës 15:40, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin L. B., 63 vjeç, dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjeret në automjetin “Ford”, shtetaset E. B., 54 vjeçe, dhe N. B., 34 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI