Sarandë/Informacion paraprak.- Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Mësohet se dy personat kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur në Sarandë, në lagjen nr.4, pranë stadiumit të qytetit, ditën e sotme.
Bëhet e ditur se të plagosurit janë Gëzim Hoxhaj 32 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç. Ata u dërguan me urgjencë në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore, dhe pritet të nisen me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ka ndodhi në lagjen nr.4, pranë stadiumit të qytetit, ditën e sotme.
Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore, dhe pritet të nisen me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade