Një punëtor ndërtimi, i cili u bë pjese e armatës se kandidateve fiktiv të koalicionit “Nisma Shqipëria Behet”, i prishi gjithë skemën Adriatik Lapajt, duke i vënë në rrezik ëndrrën e tij për tu bërë deputet.
Zeqir Kordhoni, ndryshe nga sa i ishte zotuar në fillim kryetarëve, ka ndërruar mendje dhe hodhi një hap të ri drejt marrjes së mandatit, duke i kërkuar zyrtarisht KQZ-së të injorojë çdo shkresë të bërë në emër të tij, nga koalicioni Nisma Shqipëria Behet.
“Përmes kësaj deklarate të nënshkruar përpara noterit sot, më datë 15/07/2025, dua të vë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vullnetin tim të plotë për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallem fitues, pas shpërndarjes së mandateve në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, thuhej në kërkesën e Kordhonit.
Marrëveshja parazgjedhore mes Adriatik Lapajë dhe Endri Shabanit parashikonte që në listën e mbyllur të garonin familjarët e të dyja palëve, të cilët do të hiqnin dorë për t’i lënë vendin kandidatëve më të votuar në listën e hapur, që në këtë rast, me vota rezulton të jetë Adriatik Lapaj. Ndaj më shumë se një kapriço e një familjari, duket se pas fshihet një krisje mes dy drejtuesve të koalicionit, krisje të cilin e konfirmoi edhe vetë Adriatik Lapaj publikisht.
“Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem. Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament. Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë. Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!”, shkruan Lapaj.
Adriaik Lapaj paralajmëron se as Shabani dhe as familjaret e tij nuk do gëzojnë mandatin e Tiranës dhe bindja e tij vjen pasi Zeqir Kordhoni renditet i 9-ti në listën e mbyllur të qarkut Tiranë, por që ai të behet deputet para tij janë 8 kandidatë të tjerë mes tyre familjare të Lapajt, të gatshëm të “hakmerren” për të.
Divorci politik Lapaj-Shabani shkon përtej një mandati deputeti dhe si shkak ka mungesën e dakortësisë për një tjetër garë të pritshme, atë të Tiranës, ku Endrit Shabani projekton veten si kandidatin e vetëm të koalicionit kurdo që të bëhen zgjedhjet, ambicie që mesa duket nuk i ka shkuar për shtat aleatit të tij, për të cilin Shabani kishte një kundërpërgjigje.
“Ndjej keqardhje nga deklarata e nxituar e Tikut. Dua të sqaroj tre gjëra: E para, mandati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” nuk ka qenë kurrë i Adriatikut. E dyta, Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të bëhet burrë. E treta, nëse Tiku nuk mban përgjegjësi për vjehrrin e tij, përse duhet të mbaj unë përgjegjësi për dajën tim?”, shkruan Shabani./ Tch///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI