Një 28-vjeçar humbi jetën në Sarandë pas rënies aksidentale. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se , dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 2 shtator 2025, rreth orës 03:00, në Sarandë kur një shtetas francez, Marvin Feneuille, 28 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht pas një rënieje aksidentale nga një lartësi në zonën e rrugës “Butrinti”, pranë resortit “Bougainvillea”.
Sipas burimeve paraprake, i riu kishte ardhur prej disa ditësh në Sarandë për turizëm dhe në momentin e ngjarjes ishte i shoqëruar nga miq të tij. Grupi, sipas dëshmive, ishte pothuajse i tëri në gjendje të dehur duke ecur në këmbë përgjatë rrugës. Pikërisht në këtë moment, Marvin Feneuille ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga një lartësi e rrezikshme që ndodhet mes hapësirave të resortit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI