– Një lokal prej druri në pronësi të Ramadan Zotos është djegur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Ksamil. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:10 të mëngjesit dhe lokali “Bumble Bee”, i ndërtuar me konstruksion druri, kur u dogj pa mundur të shpëtohej asnjë pjesë e tij. Biznesi shfrytëzohej nga shtetasi K. I., 41 vjeç, i cili e kishte marrë me qira nga Ramadan Zoto.
“Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. I.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi për ngjarjen policia.
Zoto nuk është një emër i panjohur për policinë. Më 17 korrik, në qytetin e Sarandës dy të rinj u plagosën me armë zjarri nga Ramadan Zoto allias Canaj, 43 vjeç, pas një konflikti për një tokë në bregdet. Zoto qëlloi me armë dy të rinjtë nga Kamza, Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën. Pas kësaj ngjarje Zoto ra në pranga më datë 22 gusht në qytetin e Korçës.(Shqiptarja.com)///
ME SHUME LAJME
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Mot i kthjellët me alternime vranësirash mesatare