Policia Kufitare Kakavijë njoftoi njël ditë më parë se autoritetet greke kanë paralajmëruar bllokimin e përkohshëm të aksit rrugor Kakavijë-Janinë nesër, datë 30 nëntor, nga ora 18:00 deri në 22:00 (me orën greke, 17:00-21:00 me orën tonë).
Ky bllokim vjen si pasojë e një proteste të fermerëve në zonë.
Gjatë këtij intervali kohor qarkullimi do të jetë i ndaluar për të gjitha automjetet, përveç atyre që paraqesin emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe t’i planifikojnë udhëtimet në orare të tjera, për të shmangur pritjet dhe vështirësitë në kalimin e kufirit.
Autoritetet do të vijojnë të informojnë publikun në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI