Deputeti i PS, Erion Braçe ka kundërshtuar ashpër projektligjin për gjuetinë, duke e cilësuar “makabër” dhe duke pyetur me ironi:
Braçe ironizoi ministrin përgjegjës dhe deputetin Vullnet Sinaj që mbrojtën ligjin, ndërsa kritikoi ashpër përkufizimin e kurtheve për të kapur kafshët.
Braçe ngriti shqetësimin edhe për distancat e sigurisë, duke thënë se 300 metra larg shkollave apo zonave të banuara nuk mjafton, sidomos kur gjuetarët mund të mos kenë përvojën e duhur.
Kritika të forta pati edhe për moshën minimale të gjuetarëve, që propozohet të jetë 25 vjeç.
‘Imagjinoni një shpend që kapet në këtë mënyrë — kush është kafsha këtu? Ministria përgjegjëse për gjuetinë dhe ministri që e mbron këtë ligj duhet ta shohin këtë realitet.
Produktet e gjuetisë, objektet e gjuetisë të përftuara me armë, të kapura gjallë, të therura apo të përpunuara për qëllime shkencore… Si mund të jetë gjuetia “estetike”? Si mund të quhen “produkte estetike” ato që vijnë nga gjuetia? Si mund të jetë estetik një shpend i qëlluar, i gjakosur? Ka edhe përkufizime për produkte “kulturore” dhe “studimore”. Si mund të quhen kështu?
Po shkoj më tej: në përkufizime thuhet që zonat e gjuetisë të mos përfshijnë qendra ekonomike, sportive dhe fetare dhe të jenë 300 metra larg tyre. Po të jetë një gjuetar pa nishan, e kuptoni çfarë mund të ndodhë 300 metra larg një shkolle? Për zonat e mbrojtura, distanca është vetëm 200 metra. Kjo nuk garanton asgjë.
Gjuetar konsiderohet personi fizik, shtetas shqiptar ose i huaj, që ka mbushur moshën 25 vjeç — pra 25 vjeç me armë në dorë. Ne kemi trashëguar idenë se i gjithë populli duhet të ishte ushtar, por kanë kaluar 25 vite. Këta 25‑vjeçarë i keni në poligone duke bërë qitje, duke u stërvitur për të qëlluar në shenjë, dhe tani u jepni pushkë për t’u stërvitur me shënjestra të gjalla, që janë kafshët. Nuk mendoj se të ardhurat nga gjuetia e tejkalojnë rrezikun. Bashkitë nuk mund të merren me përcaktimin e zonave të gjuetisë dhe me kontrollin e tyre; nxirrini bashkitë jashtë kësaj historie. Ky 25‑vjeçari “i pjekur për armë” nuk vlen — nesër mund ta keni kontingjent krimi. ///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.