Teksa policia greke ende nuk ka dalë komunikim zyrtar lidhur me goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek, përgjegjës për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala, janë mësuar detaje të reja nga operacioni. Tre prej të dyshuarve janë arrestuar, ndërsa një shqiptar i katërt është shpallur në kërkim. Bashkë me ta janë arrestuar edhe tre shtetas grekë, përfshirë edhe një femër.
Në prangat e të ashtuquajturës “FBI” greke kanë rënë tre persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Ata akuzohen se janë të ngjarjes së ndodhur në 16 maj 2025, kur ndaj automjetit të blinduar të 41-vjecarit grek Jani Lala, u qëllua rreth 50 herë me armë zjarri, por pa mundur ta vrasin e as ta plagosin.
Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën pesë kallashnikovë, pesë pistoleta, shtatëmbëdhjetë krehëra dhe 785 fishekë, si dhe dy jelekë antiplumb e njëzet e një kapsolla. Në operacion u sekuestruan gjithashtu 31.870 euro para cash, 460 gramë kokainë dhe gjashtë gramë marijuanë.
Policia sekuestroi edhe tetëmbëdhjetë celularë, tre automjete, një automjet të vjedhur, katër motorra dhe tre skafandra. Përveç tyre, u gjetën dy shkopinj të palosshëm, një taser, dy doreza hekuri, dy peshore, një pajisje GPS, një grirës, një tablet dhe dy USB. Autoritetet morën po ashtu sende të tjera të forta, pajisje elektronike, dokumente bankare dhe shënime që dyshohet se lidhen me veprimtarinë e grupit. ///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Bie çatia e objektit në ndërtim te Porti i Limionit. Një 44-vjeçar plagoset rëndë.E nisin me helikopter në Tiranë
Himarë. Zjarr në Llamanë, 17 efektivë zjarrfikës në terren
Policia e Vlorës: 254 vepra penale të evidentuara në qershor, masa të shtuara për sezonin turistik