Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zona malore, lugina dhe në bregdet, kryesisht në jug, hera-herës era pritet të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s. Dallgëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të parashikuara për qytetet kryesore janë si më poshtë:
Shkodër: 6/13°C
Kukës: 4/11°C
Lezhë: 5/12°C
Dibër: 2/9°C
Durrës: 7/16°C
Tiranë: 6/14°C
Elbasan: 5/15°C
Berat: 4/16°C
Vlorë: 6/16°C
Korçë: 3/11°C
Gjirokastër: 4/15°C
Sarandë: 7/16°C
Në të gjitha qytetet parashikohet mot me diell dhe vranësira të lehta.///
ME SHUME LAJME
Palasë Himarë. Kanosi bashkëshorten arrestohet 40-vjeçari
Nga Karaburuni te Syri i Kaltër e Butrinti, mbi 494 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura të qarkut Vlorë
Kartolinë gushti nga Saranda e kroçerave