SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Butrinti po afirmohet si destinacion me vlerë të shtuar në arenën ndërkombëtare

 Qyteti antik i Butrintit po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj duke u bërë një pikë kyçe e turizmit kulturor në vend.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se Butrinti po afirmohet si një destinacion me vlerë të shtuar në arenën ndërkombëtare.

“Për vite me radhë, ky sit i jashtëzakonshëm nuk arriti të pasqyronte plotësisht potencialin e tij, për shkak të një menaxhimi të fragmentuar dhe mungesës së standardeve të konsoliduara; ndërsa sot, përmes një qasjeje të re të bazuar në mirëmenaxhim dhe vizion të qëndrueshëm, Butrinti po afirmohet si një destinacion me vlerë të shtuar në arenën ndërkombëtare”, theksoi Gonxhja.

Gonxhja tha se “të dhënat flasin qartë: 96% e vizitorëve janë të huaj, duke reflektuar një profil turizmi shumë tërheqës, ndërsa koha mesatare e qëndrimit prej 2.4 orësh dëshmon se Butrinti nuk është thjesht një ndalesë, por një eksperiencë që përjetohet”.

Sipas shifrave të publikuara në rrjetet sociale nga ministri Gonxhja në 2025 Butrinti u vizitua nga 295 152 vizitorë, 147% më shumë vizitorë se në 2023, ku 96% e vizitorëve ishin të huaj, nga shtete si Franca, Gjermania, Polonia, Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Franca etj.

Shifrat tregojnë se 80.6% e vizitorëve janë me arsim universitar, 70 % e vizitorëve janë të punësuar, 11.2% e vizitorëve janë të vetëpunësuar, 10% e vizitorëve janë studentë, 7.8% e vizitorëve janë në pension.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin jug-lindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë të kripur dhe gjysmë të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit.(Klodi SARAÇINI).

error: