SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë

 Kapiteneritë e Porteve Vlorë dhe Sarandë njoftuan sot se, për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike detare përgjatë bregdetit shqiptar, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla, anijeve turistike dhe anijeve të peshkimit në zonat lundrimore të Vlorës dhe Sarandës.

Sipas njoftimit, masat do të jenë në fuqi deri në orën 06:00 të datës 25 korrik 2026.

Drejtoria e Përgjithshme Detare informoi se parashikohet erë nga drejtimi veri–veriperëndim, me forcë 6–7 bft (15–25 m/s), si dhe lartësi dallgësh nga 1.50 deri në 3.50 metra.

Pronarët, operatorët dhe kapitenët e mjeteve lundruese duhet të sigurojnë mjetet në port dhe të respektojnë udhëzimet e Kapitenerisë së Portit.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë operimin normalisht.

Sipas njoftimit, situata pritet të përmirësohet pas orës 06:00 të datës 25 korrik 2026.///

error: