Një 47-vjeçar në lagjen nr.4 në Sarandë, po kryente punime për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në zonën e plazhit, por u arrestua në flagrancë nga Policia.
Hiqen dhe sekuestrohen 48 shezlongë dhe çadra, nga hapësira e plazhit në këtë zonë, të cilën ky shtetas e administronte pa leje. Pezullohet nga detyra Specialisti i Policimit në Zonë (SPZ), si dhe nisi procedimi disiplinor ndaj tij, për shkelje të rëndë.
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, shërbimet e Policisë konstatuan pranë plazhit “Shqiponja”, në lagjen nr.4, një sipërfaqe toke të sheshuar dhe të mbuluar me materiale ndërtimore.
Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo sipërfaqe toke po përgatitej për ndërtimin e një objekti me qëllime përfitimi, nga shtetasi A. R.
Në përfundim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 47 vjeç, banues në Tiranë. Mësohet se u pezullua gjithashtu nga detyra edhe Specialisti i Policimit në Zonë (SPZ), shtetasi A. N., si dhe nisi procedimi disiplinor ndaj tij, pasi nuk ka konstatuar këtë paligjshmëri.
Kontrollet dhe verifikimet në territor vijojnë., 0thanë burime policoire. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota
HOMAZH. Lamtumirë Ramiz Begani, romi fisnik i Sarandës!
“Lonely Planet Italia”: Vjeshta në Shqipëri, koha ideale për të zbuluar Rivierën, Alpet dhe qytetet historike