Nga Vermoshi në Borsh, kantiere ndërtimi që prodhojnë apo ofrojnë atraksione turistike.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “kantiere të tjera ndërtimi që prodhojnë apo ofrojnë atraksione turistike, po shtrihen në gjithë hartën e vendit”.
Kryeministri Rama ndau sot pamje nga disa prej kantiereve të transformimit të infrastrukturës rrugore në vend, duke nisur nga Vermoshi në veri deri në Borsh, në jug.
“Kantiere të tjera nga maja e Veriut, në Vermosh, ku po sistemohet qendra turistike e po ngrihen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit struktura mikpritjeje për turistët e Shqipërisë malore, lart në Bajram Curri, ku po ndërtohet unaza e qytetit, e më tej nëpër zona të tjera fshatrash nëpër hartën e vendit, që prodhojnë apo ofrojnë atraksione turistike, deri poshtë në rrugën e Kalasë së Borshit”, tha Rama.///ata///
ME SHUME LAJME
Më e lirë se Spanja dhe Portugalia: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime verore në Evropë
Media italiane: Nga plazhet e Rivierës te qytetet historike, Shqipëria mbetet zgjedhja ideale për pushime në 2026-ën
“Skyscanner”: Tirana mes ngjyrave dhe historisë – 10 atraksionet që nuk duhen humbur