Përmes ndërthurjes së turizmit me traditën, natyrën dhe prodhimet vendase, agroturizëm “Bizhga”, në Golem të Picarit (Gjirokastër) është shndërruar në një tjetër destinacion të kërkuar nga vizitorët vendas e të huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo sipërmarrje familjare mes natyrës dhe mikpritjes tradicionale shqiptare.
“Në rreth 1 000 metra mbi nivelin e detit, këtu vizitorët gjejnë ajër të pastër, qetësi, peizazhe mbresëlënëse dhe shije me produkte të freskëta të zonës”, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se ky agroturizëm është mbështetur nga AZHBR përmes Programit IPARD dhe ofron akomodim në 7 dhoma.
“Agroturizëm Bizhga, në Golem të Picarit po i shton Gjirokastrës një tjetër destinacion të bukur të turizmit rural”, shtoi Rama. (Maela MARINI)













ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota