SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shqipëria ka nevojë për një presidente grua. Qoftë dhe si Jozefina Topalli

Nga Alba Malltezi//

Maksimumi i agresivitetit që një grua si Jozefina Topalli, politikane karriere në një parti si Partia Demokratike, ishte “kapini për zhelesh…” për të nxjerrë jashtë Kuvendit opozitën e atëhershme, Partinë Socialiste.

Një tjetër politikane, Mesila Dode, mbahet mend për artikulimin e saj të ashpër që kërkonte “të vareshin tek palmat në boulevard”, kundërshtarët. Janë fjalë të rënda, por mbetet më e rënda fjalë dhe vetëm fjalë që një grua ka shprehur në politikë.

Dhe sa ndryshe, e lire dhe e guximshme eshte Jozefina Topalli jashte ndikimit te PD-se.  Por asgjë nga këto nuk mund të krahasohet me veprime, dhunë e nxitje për dhunë që shumë eksponentë burra të politikës shqiptare vazhdojnë të ushqejnë e të fryjnë përditë mbi shqiptarët.

Dhe shqiptarët qënkan një popull i jashtëzakonshëm. Ku ka shembuj të tjerë të ngjashëm në politikë në vendet e qytetëruara, që eksponentë kaq të rëndësishëm si këta në krye të Shtetit shqiptar, duke nisur nga Presidenti, deri te liderë partish kryesore, të bëjnë thirrje për grushte shteti, revolta, dhunë, e deri në kërcënime e përndjekje, e një popull të mos i ndjekë. Shqiptarët qënkan engjëj!

Të fshikulluar nga ofendime, shpifje, gënjeshtra, intriga, edhe popuj më të stërvitur, të ditur e me demokraci solide kanë rrëshkitur në hone që ende nuk dimë se ku kanë për t’i nxjerrë. Më vijnë në mendje ngjarje në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara.

Apo italianët që i besuan në shumicë e me zemër fejbuksit Beppe Grillo, duket qartë që tashmë janë penduar. Rezultatet zgjedhje pas zgjedhjeve po izolojnë gjithnjë e më shumë atë që shkëlqeu nga rrjetet sociale, të famshmen Lëvizje 5 yje.

Kur them një grua për president, kam në mendje të gjitha gratë shqiptare në fusha nga më të ndryshmet që janë pakrahasueshmërit të cënuara në krahasim me disa kolegët e tyre. Në drejtësi, në media, në politikë, analiste nëpër studio televizive, në mjekesi, në arsim, në art, etj. etj.

Asnjë grua shqiptare nuk ka shkelur vijën e kuqe e të pakapërcyeshme që ka të bëjë me cënimin e lirisë së mendimit dhe të zgjedhjeve personale si dhe paprekshmërinë fizike të individit. Shqipëria është plot me burra të vrazhdë, agresivë në politikë. Nuk është më koha e lodhshme, e rrezikshme, e çmendur e tyre.///

error: