Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, njoftoi sot se oferta e blerjes së biletave me çmime të ulëta për të vizituar 10 muze e parqe arkeologjike vlen deri në 30 shtator.“Si një mbështetje, sado e vogël financiare, por edhe si një “terapi” përtëritjeje ndaj krizës që po kalojmë, oferta e çmimeve të ulura vazhdon deri në 30 shtator”, – theksoi Margariti.Sipas saj, kjo ofertë vlen për 10 muze e parqe arkeologjike, informacioni për të cilat është i mundshëm në 6 gjuhë të ndryshme.“Me hapa të vegjël së bashku do t’i kthehemi normalitetit”, – tha Margariti e cila ftoi qytetarët të vizitojnë këto muze e parqe arkeologjike të vendit.
Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore vazhdon të mbetet atraksioni turistik i preferuar i turistëve vendas e të huaj edhe gjatë këtij viti, edhe pse në kushtet e reja të pandemisë COVID-19./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI