COVID-19/ Nga 1 tetorit hapen ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave! Ministria e Shëndetësisë: Zbatimi i protokolleve, kusht i panegociueshëm/
Ambientet e brendshme të lokaleve dhe restoranteve do të hapen nga 1 tetorit nën masat e rrepat anti-covid, në përcaktimin e protokollit të sigurisë për hapjen e tyre, thuhet se në varësi të sipërfaqes së të bareve dhe restoranteve duhet të sigurojnë një korridor të dedikuar për klientët deri në arkë dhe një korridor për daljen nga ambienti në mënyrë që klientët të mos ‘përplasen’ përballë mes tyre.
Nuk ka më vetë-shërbim, ndërsa lokalet duhet të shërbejnë me menu elektronike ose të plastifikuara që të dezinfektohen vazhdimisht.
Duhet garantuar distanca 1.5 metër mes klientit dhe stafit, ndërsa tavolinat duhet të jenë në distancë me njëra-tjetrën 2 metra në të gjitha drejtimet.
Nëse pagesa bëhet në arkë duhet vendosur një xham peçigllazi midis punonjësit dhe klientit///
ME SHUME LAJME
Vëzhgim.”Pika e vogël” e Kumbaros edhe në vëmendjen e medias sociale të fqinjëve
Ksamil. Qendra shëndetësore, shërbime 24/7 për turistët, i shtohen 3 mjekë dhe 6 infermierë
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore