Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi si antikushtetues ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan sot në Kuvend me 97 vota pro.
Basha tha se, “akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit”.
“Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh Basha.
“Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!”, tha Basha.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë