Në seancën e sotme plenare të Kuvendit u votua edhe krijimi i Komisionit të ri Qendror të Zgjedhjeve.
Deputetët e Kuvendit zgjodhën Ilirjan Celibashin në postin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve me 106 vota pro, ndërsa 5 vota mori kandidati tjetër Ardian Myslymaj.
Lealba Pelingu u zgjodh Nënkomisioner Shtetëror i Zgjedhjeve me 105 vota pro, ndërsa 5 vota mori kandidati tjetër Agron Haxhimali.
Kuvendi zgjodhi edhe anëtarët e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve, Ilirjana Nano, Dritan Çaka, Arens Çela, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj me 107 vota pro, 4 kundër dhe 4 abstenim.
Si anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve u zgjodhën, Ilirjan Rusmali, Elvin Lako, Koli Bele, Elvis Çefa, Ledio Braho me 105 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi