SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

AEROPORTI I SARANDES/ Rama: “Jemi gati të lançojmë procesin.”

22.10.2020// I kerkuar prej vitesh nga agjenci dhe operatore te vendeve te ndryshme europiane, aeroporti i Sarandes mesohet se eshte përfshire me në fund ne planet e aferta te qeverise.

Sapo gara te mbyllet, ne jemi gati të lançojmë procesin për aeroportin e Sarandes per te cilin eshte bere e gjithe pergatitja “-dekalroi nje ditë me pare Kryeministri Rama.

Sipas tij, aeroporti i Sarandes krahasuar me ate te Vlores ” Eshte nje aeroport me i vogel, natyrisht me nje impakt strategjik per turizmin “.

“Ne kemi shume besim- tha Rama,-se ne rast se Vlora (aeroporti) do te jete nje sukses me perfshirjen e nje etniteti prestigjioz nderkombetar, atehere patjeter qe edhe Saranda nuk ka arsye pse te mos jete nje sukses por Vlora eshte strategjike edhe ne funksion te Sarandes”.

Nga ana e saj, Ministrja e Infrastruktures Belinda Balluku duke folur per aeroportin e Sarandes vuri ne dukje: “Kemi gjithçka gati dhe menjehere pas gares se Vlores, ne do te nisim garen e Sarandes qe do te jete nje nje aeroport modest sezonal siç ka edhe shteti fqinj aeroportin e Korfuzit qe punon diku nga muaji mars deri ne muajin tetor por qe do te permbush te gjitha kushtet per turizem masiv por edhe per turizem elitar”.

(Ne foto: Zona e fushes se Vurgut ku parashikohet ndertimi i Aeroportit te Sarandes)

Duket qarte se dilema: aeroport ne Sarande apo ne Gjirokaster, ka perfunduar me variantin e pare.

Ndryshe nga Saranda e cila nuk pati nje “forum” te dedikuar per aeroportin sikurse ngjau me Gjirokastren anetaret e te cilit lobuan per aeroportin ne qytetin e tyre; priorizimi i strategjise se qeverise per turizmin detar “ka privilegjuar” me ne fund Saranden. //SARANDANEWS.AL/R-SR///

error: