A do të ndërtohet së shpejti aeroporti i premtuar nga vete kryeministri Rama në Sarandë?
Deklarimet zyrtare kanë qene se me perfundimin e aeroportit të Vlorës do të ninin punimet për aeroportin e Sarandës.
Rama deklaroi një ditë më parë nga Panairi e Turizmit në Berlin se do të hapim një aeroport sezonal përballë Korfuzit. Por nuk saktësoi si dikur Sarandën, duke përmendur aeroportin sezonal në Gjirokastër.
Rama tha se do të jetë përballë Korfuzit dhe se do të shërbejë vetëm gjatë sezonit veror.
Aeroporti i ri që do hapim këtë vit është më në jug dhe praktikisht u përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt detit jon dhe pjesë së jugut. Po kështu edhe ku janë për tu zhvilluar resortet luksoze dhe me 5 yje.-tha ai.
“Kemi edhe një aeroport në Veri dhe po planifikojmë një të katërt në skajin më jugor, praktikisht përballë Korfuzit. Ka mbingopje të aeroportit të Korfuzit dhe kemi parë nevojën për një aeroport të vogël sezona. Kemi shumë kompani ajrore që kanë ardhur dhe do të vijmë. Jemi në bisedime me aviacionin federal të Amerikës, për fluturime direkte.”-përmendi kryeministri.
Ndërtimi me gjasë i aeroportit të Sarandës llogaritet të kushtojë rreth 34.2 milionë euro ///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri