SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Aeroporti i Vlorës/ Rama: Javën e parë të tetorit, ofertat ndërkombëtare dhe më pas kontratën e ndërtimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se në javën e parë të tetorit procesi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të rihapet me marrjen e ofertave ndërkombëtare, për të lidhur pastaj kontratën.

Në fjalën e tij në prezantimin e projektit të ndërtimit të parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, Kryeministri Rama tha se “procesi për fillimin e punës për ndërtimin e aeroportit të Vlorës u ndërpre nga karantina e përgjithshme dhe të gjitha kompanitë e interesuara bënë kërkesa në drejtimin tonë jo vetëm për aeroportin e Vlorës, por për të gjitha llojet e projekteve që të shtyhen proceset”.

“Ne bëmë që procesin e ngrimë aty ku ishte që do të thotë që në pak ditë në javën e parë të tetorit procesi do të rihapet dhe janë vetëm pak ditë ende, se do fillojë aty ku u ndërpre, që ne të marrim ofertat ndërkombëtare për të lidhur pastaj kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës”, – tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “sigurisht që kjo të kishte ndodhur më parë por eksperienca më ka mësuar dhe kam mësuar këdo që merret me projekte dhe punë të kësaj natyre, jo vetëm me aeroporte, por edhe të tjera punë që lidhen me infrastrukturën rrugore, shëndetësore, arsimore etj., që ka të papritura, vonesa ka nevoja që shfaqen rrugës dhe janë të paparashikuara”.///

error: