jë aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës.
Viktima është një fëmijë 12 vjeç. Ndërsa automjeti drejtohej nga polici kufitar.
Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Valarë të Gjirokastrës. Ambulanca çoi menjëherë të miturin në spital por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:/Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit