Nga ing. Mamir HODO/
Humbja e jeteve ne aksidentet rrugore konsiderohet afersisht 1.3 milion njerez ne gjithe boten dhe sipas OBSH vleresohet te jete ne nr.6 te shkaqeve te humbjes se jeteve.
Nderkohe ne vendin tone kjo shifer vertitet ne vitet e fundit midis 250-300 vdekur dhe afersisht 1500 -1800 te plagosur apo gjymtuar.
Efektet financiare konsiderohen afersisht (1-2 )% e PBB ose 100-120 mln euro. Nje nga kriteret per te ulur keto shifra eshte dhe masa administrative ndaj shkelesit te ligjit te cilat Kodi Rrugor ja ka ngarkuar agjentit “Polici Rrugore”,
Deri ketu jemi ne rregull.
Po ç’ndodh me tej?
Kush eshte njesia matese ne vlere financiare e mases Aministrative (M A )?
Cilat jane kriteret dhe nga kush jane percaktuar ato?
A eshte percaktuar niveli i mases se gjobes ne raport me te ardhurat neto te shtetasit shqiptar ?
Percaktimi i konstatimit te shkeljes nga kundervajtesi , si parakalim i gabuar, mosmbajtje krahu , shpejtesi tej normave te lejuara etj etj…. a jane percaktuar sakte? Si, nga kush jane percaktuar keto kufij ne konformitet me gjeometrine e kthesave etj….? A jane audituar dhe inspektuar ne detaje akset rrugore? ( ….deri tani nuk dime gje s’na ka thirre institucion te japim me mendim pavaresisht se jemi certifikuar), kur nga kush?
Nje keshille deri ketu mos te ngaterrojme rolin e Policise Rrugore ,ajo eshte agjent verifikues dhe jo caktues i vleres se mases administrative, kjo duhet te jete ne tagrin e institucioneve te tjera ku natyrisht rolin e liderit duhet ta kete Drejtoria e Sigurise Rrugore ne Ministrine e Infrastruktures & Energjise ( e cila shume pak ndihet per te thene te drejten) ne bashkepunim me Ministrine e Ekonomise ( ku qeliza e saj e te dhenave duhet te jete Instituti i Statistikave), pa anashkaluar rolin e ekspertizes se pavarur, te gjitha keto japin llogari ne Komisionin e Politikave Nderministrore te Sigurise Rrugore dhe kjo e fundit ne Kuvend njehere ne vit.
Po niveli i perfitimit te demshperblimit a eshte percaktuar konform kerkesave te EU?
A eshte azhornuar dhe perputhur dokumentacioni sikurse vendet europiane ku asiprojme te shkojme?
A perfitohen demet jo pasurore sikurse ne vendet Eu?
Le ti bejme hapat dhe veprimet sikurse kerkohet, modelet jane te gatshme,na ngelet vetem ti implementojme ne praktike, pa i deformuar ato, dhe pa futur interesat e askujt mbi interesat e shtetasve.
Te heqim dore nga protagonizmi dhe marrja e kopetencave te tjetrit!
Vetem studimet e mirefillta dhe caktimi i piketave sakte do na sjellin rezultate te pritura, e kunderta nuk eshte e vertete! 13.08’20///
==============*) Titulli, i redaksise./
ME SHUME LAJME
As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit
SHËNIM. Pa shëndetin e kafshëve nuk ka shëndet publik
“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”