Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti në Gjirokastër, ku humbi jetën një bari. Mësohet se 60-vjeçari Vasil Gega, është bariu i cili ndërroi jetë si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti që u përfshi në aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Gega punonte në një stan aty afër dhe ndodhej në anë të rrugës, në momentin kur makina përplasi furgonin dhe më pas del nga rruga. Dhe si pasojë ka përplasur bariun.
Shoferët e dy automjeteve kanë marrë lëndime të lehta. Ndërsa ngjarja përfundoi fatale për Gegën./
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri