SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Aksidenti në Krahës të Tepelenës, arrestohet shoferi i furgonit

Policia e Gjirokastrës njofton arrestimin dhe e një personi dhe procedimin në gjendje të lirë të një tjetri pas aksidentit që ndodhi një ditë më parë pranë fshatit Krahës të Tepelenës.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe procedohet penalisht një shtetas tjetër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët e seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prekurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin Xh. T., 26 vjeç, banues në Fushe Krujë, pasi në aksin rrugor Tepelenë – Krahës, shtetasi T. H. duke drejtuar automjetin tip “Renault Master”, (fugon) është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Xh. T.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit “Volkswagen” , shtetasi Xh. T. , pasagjeri, shtetasi R. K., të cilët janë transportuar me helikopter për mjekim më të specializuar drejt spitalit të Traumës, Tiranë dhe shtetasi T. H., i cili ndodhet në spitalin rajonal “Omer Nishani”,Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.//

error: