SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Aksidenti në Qafën e Muzinës.Policia jep sqarimet e para.4 humbje jete.

Pak kohe pas ngjarjes se rende automobilistike ne rrugen e Qafes se Muzines, kur furgoni tip benz i drejtuar nga Bardhi Proda, banor i Sarandes, u godit ne oren 15.30 nga nje autoveture “Land Rover”; Policia ka dale me nje komunikate duke saktesuar rrethanat dhe numrin e viktimave.

POLICIA-Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon”, thotë policia.///SARANDANEWS.AL///

error: