Një vajzë është nxjerrë e gjallë nga furgoni në Gjirokastër. Pas 4 viktimave nga furgoni që ra në greminë, një vajzë duket se ka mbijetuar. Mesohet se ajo është dërguar në spital dhe momentalisht i ka shpëtuar rrezikut per jeten . Ndërkohë viktima te aksidentit mbetën çifti i bashkëshortëve Fiqiri e Drite Korçari, 77 dhe 72 vjeç si dhe shoferi i furgonit taksi, Bardhi Proda.
Një viktimë mbetet i paidentifikuar kurse një tjetër mësohet se ndodhet ende brenda në furgon. Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e sotme në Qafë Muzinë ne faqen eprballe Dropullit kur furgoni devijoi për të evituar përplasjen me një fuoristradë duke përfunduar në greminën rreth 40 metra.
Mesohet se 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka ka qene drejtuesja e fuoristradës tip “Land Rover” qe do të shkaktontengjarjen e rende në orën 15:30 të ditës së sotme. Sipas ABC, ajo konsiderohet nga policia si shkaktarja e aksidentit duke përplasur furgonin e drejtuar nga Bardhi Proda, i cili më pas përfundoi në greminë. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI