SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Aksidenti tragjik në Gjirokastër, kush është bariu fatkeq që u shtyp nga makina

Një aksident i raportuar një ditë më parë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përfshiu një furgon me turistë polakë dhe nje humbje jete, duke goditur një bari t në anë të rrugës. Raportohet se bariu ka ndërruar jetë në vend. Ai eshte identifikuar si shtetasi Vasil Gega.

Policia pas ngjarjes njoftoi: Gjirokastër.Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavie, automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin D. S., është përplasur me automjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin T. G..

Si pasojë e përplasjes automjetet kanë dalë nga rruga. Në momentin që automjeti tip “Nisan’, ka dalë nga rruga ka goditur shtetasin Vasil Gega, 60 vjeç i cili ka humbur jetën.

Shtetasi V.G ndodhej në anë të rrugës (bari me bagëti të imta). Gjithashtu u transportuan për të marrë ndihmë mjekësore dy pasagjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.///

error: