Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte ku humbën jetën tre shtetas. Autoritetet sqarojnë se aksidenti tragjik u regjistrua rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”. Mjeti me drejtues shtetasin Martin Dulaj, banues në Tepelenë, u përplas me mjetin tjetër i cili drejtohej nga 24-vjeçari Klejdi Myftari.
Fatkeqësisht si pasojë e aksidentit humbën jetën dy drejtuesit e mjeteve, pasagjeri Anxhelo Ruçi, ndërkohë mbeti e plagosur 19-vjeçarja e cila ishte pasagjere në mjetin që drejtohej nga Dulaj. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i Policisë:– Tepelenë/Informacion paraprak– Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat