Në një natë si kjo ku të gjithë festojnë pranë njerëzve të tyre të zemrës, Adriatik Lapaj i cili prej ditësh po vijon të qëndrojë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama ka vendosur që të mos tërhiqet për asnjë moment nga qëndresa e tij.
Në rrjetet e tij sociale, Lapaj ka postuar një foto ku shihihet me mbështetësit e tij duke konsumuar darkën e fundvitit pikërisht poshtë zyrës së kreut të qeverisë. “Në dt. 4 Janar, ora 12.00 (me shi, pa shi) ju pres në shesh masivisht!”, shkruan më tej kreu i “Shqipëria Bëhet”.
Postimi i plotë: – Gëzuar njerëz të mirë! Deri në 12 me të shtëpisë, pas 12-ës ju pres në shesh. Në dt. 4 Janar, ora 12.00 (me shi, pa shi) ju pres në shesh masivisht!///
ME SHUME LAJME
Të dielën, Nivica rikthen protesën për Kakomenë
“Merkur.de”: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj
Kulturë. Kolegët e tij risjellin regjisorin e shquar, Thoma Milaj