SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Akuzohet se tjetërsoi 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës, GJKKO gjykim të shkurtuar për Jorgo Goron

Në GJKKO ishte sot seanca në themel për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në tjetërsimin e 10 mijë m2 tokë në Gjilekë të Himarës dhe mosdeklarim të pasurisë. I pranishëm në sallë është vetë Jorgo Goro, i cili u shpreh se i qëndron kërkesës së bërë në seancë paraprake për gjykim të shkurtuar. Prokurori i çështjes Ols Dado tha se është provuar shpërdorimi i detyrës në dy episode si dhe mosdeklarimi dhe fshehja e pasurisë nga ana e Goros.

Gjyqtari i themelit Ardit Mustafaj pranoi kërkesën e ish kryebashkiakut për procedurën e gjykimit të shkurtuar. Bashkë me Jorgo Goron, gjykimi me procedurë të shkurtuar do të jetë edhe për ish zyrtarët e tjerë, kokretisht për ish juristin e Hipotekës Vezir Gjikoka dhe ish Drejtorin e Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë Jerasimo Bashi. Ndërsa ish kreu i Kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj, do të gjykohet me gjykim të zakonshëm.(Keti BANUSHI).///

error: