SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Alibeaj: Ka vetëm një PD, kandidatët e primareve janë të mirëpritur

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha në një konferencë për mediet, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së dhe Kryesisë, se është diskutuar për emrat me të cilët do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Alibeaj theksoi se, ka vetëm një Parti Demokratike, teksa ka rithirrur të gjithë kandidatët që kanë dalë nga primaret t’ju bashkohen.

Ai tha se, “do të vazhdojmë, kjo javë do të ketë mbledhje pothuajse përditë pa lënë pas dhe aktivitetin në Kuvend. Diskutimi i sotëm ishte për emrat e këshilltarëve dhe kryetarëve të bashkive. Procesi është në vazhdim, ky proces siç është parashikuar në vendimin e Kryesisë, edhe në Kolegjin e Kryetarëve, bazohet në statutin e Kryesisë. Ky është një proces që vazhdon. Nëse ka kandidatë nga primaret nga grupi i Rithemelimit dhe që duan të jenë nën këtë logo, janë të mirëpritur, nuk ka asnjë divergjencë. Ky proces do të vazhdojë të diskutohet këtu në mbledhjen e Kryesisë dhe të Kolegjit të Kryetarëve. PD nuk ka se si të ketë 2 kandidatë, ka vetëm 1. Kandidatët tjerë mund të jenë në logo të tjera të cilat janë formacione të ndryshme nga ato të PD-së. Të marrësh demokratë dhe t’i çosh në një parti tjetër që nuk ka ngjyrën apo logon e demokratëve, është e tillë që është e papajtueshme me pozicionin, qëndrimin e PD-së”.

Për Berishnë, ai u shpreh se, nuk ka asgjë personale, por sipas tij e gjitha është për identitetin e PD-së, ku ka theksuar se është një parti properëndimore.

Alibeaj u shpreh se, “për Berishën e kam bërë të qartë se, nuk është çështje personale, por identiteti të PD-së, është një parti e themeluar pro perëndimore. Marrëdhëniet e saj me SHBA, BE, Mbretërinë e Bashkuar janë ADN-ja e kësaj partie dhe se raporti, aleanca e kësaj partie janë më shumë se të shenjta me to. Ne kemi bërë maksimumin, përtej çdo durimi për të bërë të mundur atë që është pasjen e një kandidati të demokratëve, por më gjerë, të gjithë ato qytetarë shqiptarë të cilët janë të pakënaqur nga regjimi i Ramës dhe që kanë mundësi që me votë të gjithë së bashku për rrëzimin e Ramës në zgjedhjet lokale, ta shfrytëzojnë, kemi mbajtur gjithmonë dorën shtrirë ndaj demokratëve dhe kandidatëve. Ata që kanë dalë nga primaret, për hir të një gjëje më të rëndësishme që është interesi publik për t’i vendosur një kufi këtij regjimi, e arsyeshme kështu siç themi ne, 1 kandidat fitues me moral. Në Gjirokastër kemi 4 kandidatura, do të diskutojmë për to që të jetë shembylltyra për të qenë fitues”.

Alibeaj tha se, “14 Maji është dita e shqiptarëve” teksa shtoi se, “duhet hedhur pas kurrizit çdo ndjesi e keqe e mllefi që i ka shoqëruar për të bashkuar forcat e për të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore”.

“PD ka pasur 1 vit e gjysmë të vështirë, brenda nesh kemi pasur përplasje, deri dhe fizike, skena të cilat e mira do të ishte për gjithësecilin prej nesh të mund t’i fshehim, kemi pasur probleme të cilat tregojnë që shëndeti i PD para fushatës zgjedhore nuk është në maksimumin e vet. Ajo që kemi mbajtur si qëndrim, kemi bërë të gjithë ato akte në funksion të një interesi që është më i madh publik. 14 Maji është një ditë jo më e partive politike. Jo më e PD-së, por i shqiptarëve dhe për hir të shqiptarëve ia vlen të hedhësh pas kurrizit një moment dhe të gëllitësh mllefin dhe urrejtjen që na ka bashkëshoqëruar me synimin për të bashkuar forcat rreth 1 kandidati cilido qoftë ai nën këtë logo për t’i shërbyer shqiptarëve, jo për të fituar dikush e për të triumfuar dikush tjetër, por për t’i shërbyer shqiptarëve. Tashmë, interesat partiakë, lihen mënjanë, interesi publik i shqiptarëve është më i madh. Ky është testi që politika duhet të reagojë, duke shtrirë dorën për këtë interes më të madh. Sot nuk ka asnjë arsye përse kjo logo historike me 32 vite kontribut, të mos jetë strumbullari, rreth të cilit ato që kanë qenë dhe kanë marrë prej kësaj logoje ku i kërkohet kësaj logoje të mos bashkohet. Na takon ne ta bëjmë, e kemi bërë para se gjyqi i famshëm të dilte. Me sensin më ekstrem të përvuajtjes në interes të shqiptarëve. Janë shqiptarët ata që do ta na gjykojnë. Koha është tani për t’i thirrur arsyes”, u shpreh ai.

Alibeaj u shpreh se, “vegël mund të jetë kushdo që i çon demokratët drejt një partie të majtë”.

“Vegël mund të jetë kushdo që t’i cojë demokratët në një parti të majtë. T’i ftosh demokratët të shkojnë në një parti tjetër? Të heqin identitetin e tyre për arsye jo racionale. Edi Rama këtë ka dashur kundrejt nesh, shantazh kundrejt nesh. Është çështje krenarie. E kam për krenari që të qëndroj dhe të ju tregoj shqiptarëve që mund të bëhet ndryshe politika. Kjo është logoja që këtë vend e ka orientuar drejt Perëndimit”, përfundoi Alibeaj.///

error: