Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se është kusht i panegociueshëm zgjedhja e një presidenti antikomunist. Gjatë një prononcimi për mediet, duke folur për diskutimet në mbledhjen e grupit parlamentar, Alibeaj tha se u dol në konkluzionin se mazhoranca nuk ka legjitimitet për një sërë arsyesh për të vendosur për presidentin.
Për këtë arsye, sipas tij, opozita e ka për detyrë të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, pasi “përfaqëson së paku gjysmën e shqiptarëve”.
“Lidhur me draftin do bëj disa sqarime. Ai është një draft që ka sintetizuar sugjerimet e secilit deputet. Është e udhës për këdo që të ketë mundësinë, kohën për të studiuar çështjen dhe për të dhënë sugjerimet. Ajo që unë e kam thënë në titull personal dhe deputetët e thanë fort. Kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin për të vendosur për presidentin e Republikës. Ka tre deputetë ‘non grata’, ka dy deputetë pas hekurave, ka raportin e DASH. Kjo situatë duhet të bëjë të mendojë këdo. Kjo çështje fillon e ngre krye në raste si kjo kur duhet të marrin pjesë për të përfaqësuar së paku gjysmën e shqiptarëve. Me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë deputetët ranë dakord që të marrin pjesë në proces. E para, për të hequr çfarëdo lloj gjurme të hidhur të së shkuarës për të cilat jemi bërë disa herë pishman. Pse nuk morëm pjesë në reformën zgjedhore dhe territoriale? Është e qartë për secilin nga ne për shkak të vitit 2008, që në raundin e katërt dhe të pestë që presidenti zgjidhet me 71 vota. Duhet pjesëmarrje substanciale e opozitës në tre raundet e para. Së treti, ajo që është më e rëndësishme, këtu ndjej edhe një kënaqësi personale. Ata që ishin aty kanë një kusht të panegociueshëm. Presidenti i Republikës së Shqipërisë duhet të jetë një antikomunist. Ky vend pas 30 vitesh nëpërkëmbje, duhet së pari, të japë një shenjë të fortë energjike që presidentin ta ketë antikomunist. Kjo është çështja që ka turbulluar shumë mendje”, tha Alibeaj.///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll