Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh sot se “e djathta përfaqësohet dhe do të përfaqësohet vetëm nga demokratët, vetëm nga Partia Demokratike e cila ka pasur dhe ka mbështetjen e SHBA-së, Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe”.Alibeaj foli sot në takimin prezantues të kandidatit të PD-së për Tiranën, Roland Bejko, me strukturat drejtuese të degës 2 dhe 8 në kryeqytet.
“Partia Demokratike ka qenë nën agression një vit e gjysmë, në agresion nga të gjitha anët. Partia Demokratike, ajo e cila lindi 32 vite më parë, si partia antikomuniste, si partia properëndimore, si shpresa e shqiptarëve të ndrydhur nën diktaturën më të zezë të të gjithë globit. Unë jam i emocionuar si shumë ju të tjerë, për shkak të sakrificës dhe qëndresës që keni mbajtur në këtë 1 vit e gjysmë”, tha ai.
Alibeaj theksoi se “do të duhet që të nxjerrim në pah ato të cilat janë vlerat e rëndësishme që na bëjnë këtu bashkë, që na bën të rezistojmë dhe më tepër se kaq na japin impuls dhe energji për të vazhduar më tej”.“Njëra anë është ruajtja e Partisë Demokratike. Ruajtja e vlerave të PD-së, rreth së cilës prej 32 vitesh ne, edhe të parët tanë kanë qenë të bashkuar për të mirën e Shqipërisë. Së dyti është ruajtja e së djathtës, ajo për të cilën të gjithë ne së bashku që jemi këtu dhe ata që janë jashtë kemi si një sfidë, kemi si një mision: është ruajtja e të djathtës”, tha ai.
Sipas Alibeaj, “panorama politike sot është e tillë, ku të gjitha të majtat, pavarësisht ngjyrave të tyre janë bërë bashkë”.
“Duan që të gjithë shqiptarëve t’i krijojnë një vitrinë ku të zgjedhin midis: së majtës së socialistëve, midis komunistëve të Marko Dajtit, apo të majtës tjetër të Ilir Metës, ku i janë bashkëngjitur edhe ata të cilët deri dje konsideroheshin si përfaqësuesit tanë”, tha ai.
Alibeaj tha se “e djathta përfaqësohet dhe do të përfaqësohet vetëm nga demokratët, vetëm nga Partia Demokratike, vetëm nga ne”.
“Kemi mbështetjen, pikërisht prej atyre të cilët i janë gjendur këtij vendi, këtij kombi i janë ndodhur si mbështetje këtu e një shekull më parë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Mbretërinë e Bashkuar. Perëndimi pra! Dhe nuk është pak që një Parti Demokratike si e jona, një parti politike të ketë si mbështetje të saj pikërisht perëndimin. Nuk jemi thjesht dhe vetëm qëndrestar. Por që jemi edhe një rreze shprese, drite, ndaj të gjithë asaj qytetarie të Tiranës sidomos, zemra e qytetarisë së gjithë Shqipërisë”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.