SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Alibeaj prezanton platformën e bashkimit të PD-së

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj prezantoi sot platformën e bashkimit të PD-së.

Në një konferencë për mediet, Alibeaj tha se “bashkimi është një vlerë që të gjithë demokratët e duan dhe bashkimi sipas këtyre parimeve të propozuara, bazuar te procesi i votës së ndershme ku përfshihen të gjithë demokratët dhe ku nuk përjashtohet askush, nuk ka asnjë qortim në aspektin moral”.

Sipas tij, “ka ardhur koha që çdo deputet të shohë përtej interesit të vetë, përtej interesit të një grupi të ngushtë, duke iu bashkuar shumicës së grupit parlamentar në këtë qëndrim përbashkues të demokratëve”.

Alibeaj tha se “hapi i parë për bashkimin e demokratëve është certifikimi i anëtarësisë aktuale si dhe rikthimin e të përjashtuarve ne parti, si dhe anulimi i zgjedhjeve te njëanshme në bazë”.

“Grupi parlamentar i PD-së apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes; deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup; anulohet çdo proces i njëanshëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë; grupi parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë dhe grupi i përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit”, tha Alibeaj.

Sipas tij, “hapi i parë është certifikimi i anëtarësisë aktuale, për të vijuar me fillimin e procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grup seksioni dhe dege”.

“Më pas vijojmë me procesin e zgjedhjes së kryetarit të Partisë”, shtoi Alibeaj. ///

error: