SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Alibeaj: Shkarkimet në qeveri, manovra për të tërhequr vëmendjen

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar sot pas lëvizjeve në qeveri.

Në reagimin e tij, Alibeaj shprehet se lojërat me shkarkime ministrash janë manovrat e fundit të Edi Ramës për të tërhequr vëmendjen nga e vërteta e hidhur, pasi sipas tij, kjo qeveri është përgjegjëse kryesore për katandisjen e Shqipërisë në këtë gjendje.

Alibeaj i bëri thirrje SPAK të vijojë punën për hetimin e të gjitha aferave dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve kryesorë të aferave të mëdha korruptive

“E për këtë, veç ministrave marionetë, përgjegjësia kryesore mbetet e njeriut që frymëzoi, drejtoi dhe sot zboi (si shumë të tjerë para tij) bashkëpunëtorë që bashkë me të, mbajnë përgjegjësi direkte për korrupsionin galopant që ka mbërthyer Shqipërinë. Ftoj SPAK që ndërkohë të vijojë punën për hetimin e të gjitha aferave, dosjet e të cilave presin gjykimin dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve kryesorë të aferave të mëdha korruptive. Vetëm gjykimi i drejtë dhe i pavonuar i këtyre dosjeve do të mund të vërë në vend drejtësinë e munguar dhe para përgjegjësie penale të gjithë ata që për vite me radhë u majmën në kurriz të shqiptarëve”, u shpreh Alibeaj.///

error: