SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Alibeaj: Shkarkimi i Nanos nuk e zgjidh situatën e kriminalitetit

– Kryetari i grupit Parlamentarë të PD-së Enkelejd Alibeaj ka reaguar sot në lidhje me shkarkimin nga Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shteti, Gledis Nano.

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj se largimi nga detyra i kupolës drejtuese të Policisë së Shteti nuk zgjidh situatën e kriminaliteti në Shqipëri.Sipas Alibeaj, në krye të në krye të hallkës së rendit qëndron kryeministri Rama.

“Situata kriminale në Shqipëri është katastrofike dhe ndërrimet e emrave në kupolën e Policisë së Shtetit nuk mund ta zgjidhin këtë situatë. Kjo sepse në krye të hallkës së rendit qëndron kryeministri Rama, njeriu që nuk ka vullnet për të luftuar me krimin dhe tentakulat e tij që janë të shtrira në çdo segment të jetës së shqiptarëve. Vrasjet, ngjarjet e rënda kriminale, telenovelat me emra të kërkuarish nga policia dhe përfshirja e policisë në këto skema, janë tregues i qartë se përgjegjësia është e Edi Ramës. Pa largimin e tij është e pamundur që krimi dhe përfshirja e tij në politikë e kudo të marrë fund”, shprehet ai.///

error: