Nga Blerim KORE
Artistja Armantia Rrokaj ka çelur gjatë kësaj fundjave në Gjirokastër ekspozitën personale të titulluar “ Viva la vita”.
Çelja e kësaj ekspozite u mundësua me mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër. E veçanta e ekspozitës figurative është se të 40 punimet e prezantuara përgjatë saj janë realizuar me materiale të riciklueshme, duke përcjellë krahas vlerave artistike dhe një mesazh për mbrojtien e mjedisit.

Aktualisht Bashkia Gjirokastër po zhvillon një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore, artistike, promovimit të vlerave të folkut, traditës, etj në shërbim të zhvillimit të turizmit.


Dobishmëria e aktiviteteve të organizuara në këtë sezon vere është e dukshme për gjallërimin e qytetit të gurtë dhe tërheqjen e turistëve. Sipas kryetarit të bashkisë, Flamur Golemi, gjatë kësaj vere është duke u zhvilluar një program i larmishëm aktivitetesh dhe do të vazhdojmë të inicojmë nisma të tilla duke e kthyer Gjirokastrën në model të organizimit të eventeve kulturore dhe artistike.
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit