Nga Pirro NAÇI
….Ambasada Amerikane në bashkëpunim me Bashkinë Sarandë ‘’përkujtuan’’ këto ditë një ngjarje të rëndësishme… Atë të vendosjes të mardhënieve të para diplomatike…. Në ‘’letra’’ ato janë më 28 korik të 1922-së. Vjet u festua edhe 100-vjetori. Për këto ka vendime, dokumenta dhe një ndërtesë në Tiranë…Ti mbajnë me shëndet… Se ka edhe ca dokumenta të tjera që vërtetojnë se këto mardhënie janë më të herëshme, më njerëzore më humane. Po hap një parantezë.

Saranda ja ka për borxh amerikanes Isidora Doncanit, kërcimtares e cila njihet në mbarë botën si ‘’Nëna e kërcimit moder’’ dhe vëllait të saj Raymond. Εrdhën në Sarandë në verën e vitit 1913 për të ndihmuar popullsinë e kësaj zone që kalonte momente të vështira të mbarsura nga sundimi osman. Isidora në atë periudhë ndodhej në një gjendje të vështirë psikologjike, kishte humbur dy fëmijët në lumin Siena të Parisit… Ju bashkua vëllait në misionn e tij…Kush ka lexuar librin me kujtime të Doncan të botuar më 1927 dhe të përkthyer në shumë gjuhë dhe vende të botës aty do të shikojë se si këta njerëz jetuan dhe ndihmuan atë popullsi, ato gra dhe fëmijë të raskapitur për të mbijetuar…Aty vendosën çadrën e tyre në anë të detit, aty ngritën edhe flamurin amerikan, aty sollën ushqime dhe thasë me patate, misër e grurë nga Korfuzi… Aty ndërtuan avlëmendat e para dhe punësuan gratë për të punuar dhe për të nxjerë bukën e gojë…Aty i mësuan të këndonin duke punuar …
Në anë të detit me punimet e krijuara nga duart e grave Sarandjote dolën qylimat e parë që Raymondi i dërgoi në Angli…Me lekët e fituara hapën një furë buke…Jeta filloi të ndryshonte… Bashkë me to edhe jeta e Isidora Doncan…Pas Sarandës ajo mori rrugët e Evropës dhe të Botës për të shpalosur talentin e saj e për të mbetur në histori si një nga kërcimtaret më të famshme të baletit botëror… Duke mbyllur parantezën doja të shtoja… Unë deri më sot nuk kam parë diplomat apo ambasador amerikan të ketë bërë më shumë se Raymond dhe Isidora Doncan…për Sarandën . Madje të kundërtën kam parë…Sa herë vijnë në Sarandë janë të rrethuar nga makina të shumta, policë dhe ku e di unë se çfarë… Kalojnë nga zyra e Kryetarit të Bashkisë dhe… hajde ‘’tungjatjeta’’. Kjo është diplomacia? Se… ka shkruar një libër, një amerikane që e njeh e gjithë bota dhe ka ca faqe për Sarandën… këta marshalla… Kjo është më shumë se një histori , më shumë se diplomaci, është diçka më shumë më shumë se të gjitha këto… Ka reklamë më të mirë për Sarandë ?…Të paktën Isidora na tregonte se ajo ishte një e dashuruar me detin e Sarandës, ku çdo mëngjes luante me të. Madje edhe flokët e saj të prerë i hodhi mbi valët e detit. Atje ajo rilindi dhe bashkë me të edhe talenti i saj! Vetëm ato çka shkruan dhe ka bërë për Sarandë 110 vjetë më parë nuk do ta bënte dot asnjë operator turistik në shqipëri apo në amerikë..Këtë duhet ta dinë mirë si diplomatët amerikanë por edhe Bashkia e Sarandës… Kjo për Sarandën dhe Shqipërinë, përveç të tjerave, është një aset turistik që akoma e mbajmë të ‘’fshehur’’… …. Aty në anë detit, në shëtitoren e re, në një nga platformat e krijuara, ishte ngritur një çadër e improvizuar. Në majë kishte flamurin amerikan … Një grup i Baletit Kombëtar krijonte figura nga veprat artistike të Isidora Doncan… Diku në një cep të ‘’skenës’’ Timo Flloko lexonte pjesë nga libri ‘’My Life’’, të kërcimtares ‘’këmbëzbarthur’’… nën tingujt e një kuarteti violinash. Ngjitur me këtë skenë, në anë të detit një varkë që të kujtonte shekullin e kaluar… Ky ishte skenari i mbrëmjes festive që organizoi Ambasada Amerikane me Bashkinë e Sarandës… Regjizorë nuk ishte Vera Grabocka, por Josif Papagjoni… Të ftuar, i gjithë trupi diplomatik, Ministra, Deputetë, përfaqësues të bisnesit, tour operators,turistë amerikanë të ftuar nga Korfuzi fqinj etj etj…Kishin ardhur nga European Dancehouse Network…
Ambasada e e Tiranës kishte ftuar edhe Ambasadorin Amerikan të Athinës, George Çuni. Biznesmen me përvojë të konsiderueshme në industrinë e turizmit si pronar i madh hotelesh që Presidenti Biden e bëri ambasador…! ( Ky Rama s’la gjë pa kopjuar nga amerikanët…) Një mbrëmje e veçantë larg Tiranës …por në një ‘’Kryeqytet’’ tjetër, atë të Turizmit… Unë kaq munda të ëndëroj për Sarandën dhe Isidorën…Një ëndër që ëndërojmë vetë është vetëm një ëndër. Një ëndërr që ëndërrojmë së bashku me të tjerët është një realitet. Por…realiteti deri më tani ka shkatëruar ëndrrat. Pse ëndrrat të mos shkatërojnë realitetin? …ps foto e çadrës ngjan shumë me përshkimet nga libri ‘’My Life’’. Unë nuk kam ndonjë document për ta vërtetuar. Ka shumë mundësi të jetë ajo…/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.